“SunSport” ka zbuluar Romelu Lukaku ishte 4 kilogramë mbi peshën ideale, kur u kthye në ish-klubin e tij anglez, gjatë kësaj vere. Belgu u stërvit më vete gjatë turneut parasezonal të Australisë dhe Azisë, teksa priste të largohej nga “Djajtë e Kuq”.

Sulmuesi raportohet se është ende nuk ka arritur peshën e duhur, ndaj dhe Conte nuk do ta vendosë titullar në sfidën hapëse në Seria A. Ish-lojtari i Chelsea, West Brom dhe Everton e tronditi stafin mjekësor kuqezi, që konstatoi se peshonte 104 kg. Conte dhe stafi i tij dhanë urdhër që qendërsulmuesi të zbriste në peshën 100 kg para fillimit të sezonit.

Lukaku u kritikua ashpër se ishte mbipeshë edhe nga Anglia, ndërsa u përgjigj duke postuar një “selfie” të muskujve të trupit para pasqyrës: “Nuk është keq për një djalë me dhjamë”.

Flash Lajme