Qarkullojnë shumë renditje të ndryshme për të rinjtë më të mirë. Pothuajse çdo gazetë, revistë, stacion televiziv, bloger dhe ekspert ka përpiluar, vitet e fundit,të paktën një renditje me ata që konsiderohen të rinjtë më interesantë në skenën e futbollit.

Shpesh herë këto renditje nxisin komente dhe polemika. Sot ka qenë radha e gazetës franceze “L’Equipe”, që ka publikuar listën e 10 të rinjve më të mirë në botë.

Një klasifikim mjaft interesant, por që përfshin shumë të afirmuar në skenën e futbollit evropian me ekipe të njohura.

RENDITJA

  1. Ibrahima Konate – Leipzig
  2. Declan Rajs – West Ham
  3. Vinicius Jr. – Real Madrid
  4. Moise Kean – Everton
  5. Nicolò Zaniolo – Romë
  6. Gianluigi Donnarumma – Milano
  7. Joao Felix – Atletico Madrid
  8. Kai Havertz – Bayer Leverkusen
  9. Jadon Sancho – Boussia Dortmund
  10. Matthijs de Ligt – Juventus

Interesant është fakti se në të janë të pranishëm tri futbollist italianë (Kean, Zaniolo dhe Donnarumma ), ndërkohë që në krye qëndron De Ligt, i cili po kalon një periudhë përshtatje te skuadra e re, Juventus. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme