Kryeministri Edi Rama ka takuar nga afër ekipin kombëtar të futbollit. Ekipi i drejtuar nga Edy Reja është duke zhvilluar përgatitjet e fundit përpara se të zbresin në fushë në orën 20:40 për ndeshjen kundër Islandës.

Ekipi kombëtar nuk është duke kaluar një moment të mirë pas humbjes të pak ditëve më parë me Francën. Duket se kjo sfidë është marrë seriozisht dhe nga krerët e shtetit, pasi edhe Ilir Meta, presidenti i Republikës ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale, sot në mëngjes.

Flash Lajme