“La Gazzetta dello Sport” ka ri-publikuar raportin vjetor me të gjitha pagat në Serinë A. Përfundimi i parë është i qartë: “Gjithnjë e më të pasur”. Ky është titulli që i ka vendosur e përditshmja italiane shkrimit të publikuar ditën e sotme.

Në total do të shpërndahen në formën e pagave 1.36 miliard euro, duke kaluar shifrat e sezoneve të mëparshme: 1,129 miliard euro të sezonit 2018-19, 955 milionë euro të sezonit 2017-18, 927 milionë euro sezonit  të 2016-17 dhe 882 milionë euro të sezonit të 2015-16.

Cristiano Ronaldo sigurisht qëndron në krye të futbollistëve që përfitojnë më shumë, teksa shton çdo vit 31 milionë euro në llogarinë e tij. Madje ylli portugez fiton më shumë se De Ligt (8), Lukaku (7.5), Donnarumma (6), Godín (5) dhe Ribery (4) të marrë së bashku. Paga e tij është e barabartë me atë të Parmës (31 milionë euro dhe tejkalon disa skuadra si SPAL (30), Udinez (30), Brescia (28) dhe Pazzini (1,3).

10 lojtarët më të paguar në Serie A

Cristiano Ronaldo (Juventus) -> 31 milionë euro

De Ligt (Juventus) -> 8

Lukaku (Inter) -> 7.5

Higuain (Juventus) -> 7.5

Dybala (Juventus) -> 7.3

Ramsey (Juventus) -> 7

Rabiot (Juventus) -> 7

Pjanic (Juventus) -> 6.5

Donnarumma (Milan) -> 6

Koulibaly (Napoli) -> 6

“Zonja e Vjetër” shpenzon thuajse 300 milionë euro në sezon (294 milionë euro më saktësisht). Bardhezinjtë ndiqen nga Inter (139), Roma (125), Milani (115) dhe Napoli (103). Juventusi në fakt paguan mbi 5 milionë euro plotë 13 futbollistë Douglas Costa (6), Mandzukic (6), Khedira (6), Bonucci (5.5), Alex Sandro (5) dhe Emre Can (5), ndërkohë që interesant është fakti që Buffon përfiton vetëm 1.5 milionë euro, ndërkohë që Pinsoglio fiton vetëm 300 mijë euro në sezon. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme