Sfida e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Islandës, do të jetë dueli i 7-të mes të dyja kombëtareve. Islandezët deri më tani kanë arritur që të marrin 4 fitore, ndërkohë që kuqezinjtë fituar në 2 raste, asnjë ndeshje s’është mbyllur në barazim.

Përballja e fundit mes këtyre kombëtareve ka qenë në 8 qershorin e këtij viti, kur Islanda fitoi minimalisht me një gol të shënuar nga Johann Gudmundsson. Kuqezinjtë tanë kanë shënuar 5 gola në këtë përballje, ndërkohë që kundërshtarët tanë 8 herë kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Statistikat thonë se në tre ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, goli i parë është shënuar brenda 25 minutave hapëse të takimit dhe gjithashtu se Shqipëria ka shënuar 4 nga 6 golat e saj në kualifikuese pas minutës së 85-të.

Flash Lajme