Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të luajë sot ndeshjen e radhës kualifikuese të Euro 2020, me Islandën, ku tekniku Edi Reja dhe djemtë kuqezi kanë vetëm një detyrë, atë të fitores.

Padyshim në ndeshjen e parë me Francën u vërejtjën disa problematika serioze në vendosjen e lojtarëve në fushë nga ana e teknikut Italian, me Roshin që ishte vendosur në një pozicion të panatyrshëm, siç ishte ai i mbrojtësit të krahut të majtë.

Një nga mungesat më të mëdha të Kombëtares është padyshim ajo e Eros Grezdës, një prej potencialeve të skuadrës sonë i cili u la jashtë nga ana e Rejas.

Pavarësisht se luan me një skuadër të madhe si Glasgow Rangers në kampionatin skocez, Grezda nuk u ftua për dy ndeshjet eleminatore, për shkak se më herët ka pasur disa polemika me trajnerin Reja.

Trajneri Edi Reja ka pranuar më parë polemikat me Grezdën, duke u shprehur se ishte vendim personal i tij largimi nga grumbullimi herën e fundit, por e la të hapur rikthimin në Kombëtare të këtij futbollisti.

E megjithatë këmbëngulja e Rejas për ta lënë jashtë Grezdës u ndje në ndeshjen me Francën, dhe mund të ketë pasoja edhe në përballjen e sotme me Islandën.

Në vendin e tij në Kombëtare është thërritur Klaus Gjasula, i cili duket se ende nuk ka përvojën e duhur me skuadrën për të dhënë maksimumin e tij.

Ajo që e bën dhe më enigmatike situatën është që trajneri Reja nuk është pyetur në asnjë prej konferencave për mediat, për Grezdën, duke lënë të kuptohen se kjo heshtje iu shërben qarqeve të caktuara në kombëtare.

Një njohës i mirë i çështjeve sportive, denoncon në Faxweb.al këtë zhvillim, teksa shprehet: Kombëtarja kuqezi edhe pse në ditën e saj më të keqe , ka luksin të lërë jashtë Eros Grezda.

Lojtari që luan në ligën më të fortë në Europë dhe lojtari që i duhet kombëtarës me çdo kusht.

Madje as gazetaret në konferencë për shtyp nuk e pyesin trajnerin! A ka luks kombëtarja të lërë jashtë një lojtar të tillë? Luajnë dhe thirren lojtare nga seria C, apo Shakohoxha ka shtrirë aq duart sa puna e mexharllëkut ja ka zënë derën FSHF-së?!-Faxweb

Flash Lajme