German Burgos, i cili njihet nga të gjithë si “El Mono”, nuk është vetëm zëvendës-trajneri i Atletico Madrid, është edhe motivuesi kryesor i skuadrës, për shkak të karakterit të tij të zjarrtë, që e ka dalluar edhe si futbollist.

Javën e ardhshme do të kthehet Champions League dhe spanjollët do të sfidojnë Juventusin, që i eliminoi sezonin e kaluar.

Burgos ka zgjedhur Instagram-in për të motivuar ekipin: “Çdo ndeshje duhet të konsiderohet si një finale. Ne përgatitemi për finale, jo për ndeshje. Më mirë të vdesësh me një shigjetë në gjoks se me një në b…’. Duhet dhënë jeta për shokët e skuadrës dhe për t’i ndihmuar ata të kenë sukses”.

Flash Lajme