Pas dështimit me Francën, Edi Reja ka vendosur që të bëjë plotë 6 zëvendësime ne formacionin fillestar, në ndeshjen që do të luhet mbrëmjene sotme në “Elbasan Arena” përballë Islandës.

Siç edhe e paralajmëroi gjatë konferencës së djeshme, që nga kapiteni Mavraj dhe deri në sulm janë aktivizuar të tjerë futbollistë për t’i dhënë ekipit energji të reja për sfidën vendimtare për Shqipërinë që pretendon Europianin.

Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2./ Dardania.com

Flash Lajme