Kosova tashmë ka gati formacionin që do të zbarkojë në stadiumin St Mary’s në Southampton në përballjen me Anglinë për kualifikueset Euro 2020. Kosova synon ta ruajë ecurinë prej 15 ndeshjeve pa humbje, ndërsa Anglia kërkon fitoren e 33-të kualifikuese që prej vitit 2009 dhe ta ruajë rekordin e të pamposhturës në fushatat kualifikuese për Euro dhe Kampionat Botëror që prej asaj kohe.

Edhe në këtë takim, Kombëtarja dardane nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli. Trajneri Bernard Challandes ka bërë ndryshime në formacionin me të cilin luajti kundër Republikës së Çekisë, duke e futur nga fillimi Florent Muslijan në vend të Edon Zhegrovës dhe Valon Berishën para Rashanit.
Këto janë formacionet zyrtare:

Flash Lajme