Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes ka folur pas humbjes 5:3 nga Anglia në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, njofton Shenja

Zvicerani ka thënë se ndihet i lumtur me lojën e futbollistëve të tij, duke marrë parasysh që kishin përballë njërën ndër përfaqësueset më të mirë në botë.

“Nuk ishin golat e lehtë, ishin gola të bukur, ishte një skuadër e mrekullueshme. Ne e humbëm topin, dhe ata vazhdimisht sulmonin. Ata janë përfaqësuesja më e mirë në botë”, ka thënë Challandes.

Për Kosovën kjo ishte humbja e parë pas 15-të ndeshjeve. Ndryshe “Dardanët” tani mbajnë pozitën e 3-të në grup me 8 pikë të grumbulluara.

Flash Lajme