Nuk kanë munguar kritikat nga Anglisë, edhe pse fitoi me rezultatin 5-3 ndaj Kosovës. Daily Mail shkruan se Kosova ka treguar anët e dobëta të Anglisë dhe se kjo skuadër që fillimisht dukej se do të ishte pretendente për Euro 2020, tashmë shpresat janë dobësuar.

Roy Keane i tha ITV se ishte një lojë e shkëlqyer për tu parë, por lojtarët e Anglisë duhet të jenë vetëkritikë.

‘Anglia ka akoma shumë zakone të këqija. Ndonjëherë lojtarët mërziten kur loja duket se po mbaron dhe bëhen më të ngadalte”.

Daily Mail shkruan se skuadra e Anglisë duhet të ishte më e egër në fushë, pavarësisht rezultatit.

“Anglia mundi një ekip futbolli, që kishte bërë 14 ndeshje pa një humbje dhe duke garuar në një epërsi 5-1 në pjesën e parë. Mbrojta e Anglisë ishte e ngathët dhe e prekshme; lojtarët hoqën dorë nga 3 gola, kundër një kombi të ri”, raporton Daily Mail.

Fillimisht mund të thuhej se Anglia ka një shans të mirëfilltë në Kampionatin Evropian verën e ardhshme; por me ndeshjen me Kosovën, Daily Mail, shkruan se kjo skuadër mund të zhvishet në mënyrë të tmerrshme nga çdo komb me shpresë, për të fituar turneun.

Flash Lajme