Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka zhvilluar një ndeshje perfekte mbrëmjen e djeshme ndaj Islandës.  Shkodani ka shënuar madje edhe golin e tij të parë me fanellën kuqezi.

Futbollisti i Napolit shte një nga më të mirët në fushë, duke kaluar sa mbrojtja në sulm.

Por, mbrojtësi shqiptar  ishte i përzgjedhuri rastësor në fund të takimit për të kryer testin antidoping nga UEFA.

Në momentin që ai nisi turin e deklaratave për mediat, u thërrit për të kryer edhe kontrollet në fund të sfidës, që janë një traditë e zakonshme në ndeshjet zyrtare.

Kujtojmë që vetëm para pak ditësh, do të ishte Vedat Muriqi i Kosovës, i cili do të bënte një kontroll të ngjashëm në përfundim të ndeshjes me Çekinë.

Flash Lajme