Nuk kanë fund lajmet e këqija te skuadra e Real Madridit. Një murtajë duket se ka përfshirë klubin madrilen, teksa infermieria sa vjen edhe shtohet me kalimin e ditëve.

Sezoni ka më pak se 2 muaj që ka filluar dhe deri më tani është arritur shifra e 14 futbollistëve që janë ndalur nga dëmtimet.

Luka Modric është i fundit që është ndalur në skuadrën që drejtohet nga Zidane. Brahim u dëmtua i pari më 14 korrik, ndërkohë që pas tij erdhën dëmtimet e Mendy, Jovic, Courtois, Rodrygo, Hazard, sërish Brahim, James, Isco dhe tani Modric.

Mungesa e kroatit vjen në një moment shumë të keq, pasi tashmë strategu francez me largimet edhe të Llorente dhe Ceballos ka në dispozicion vetëm Casemiron, Kroos dhe Valverde. Skuadra madrilene mund të marrë futbollistë nga ekipi i Real Casillës për ndeshjen ndaj Levantes. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme