Ish-trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi, së fundmi ka dhënë një intervistës për “Cittaceleste” në lidhje me duelin mes Spal dhe Lazios që do të luhet këtë fundjavë dhe do të vendosë përballë Strakoshën dhe Beirshën.

Strategu italian ka dhënë një mendimin për “gardianin” e Lazios, i cili është kritikuar në fillim kampionati.

Një mendim për Strakoshën, pasi ju e keni promovuar në Kombëtare. Mund të bëhet një portier i madh?

“I madhi Thomas (qesh). Për të është një vit konfirmimi dhe përmirësimi, pres gjëra të mëdha prej tij, i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Unë e mbështes, është një djalë i zoti dhe mund të ecë gjatë.  Disa e kritikojnë, por nuk e kuptoj motivimin. Ka demonstruar që është i fortë dhe si portierët e tjerë mund të bëjë gabimi. Mendoj se janë më të shumta aspektet pozitive se ato negative, për t’i dalluar”.

A keni qenë ndonjëherë në orbitën e Lazios?

“Para katër apo pesë vjetësh kishte diçka, një bisedë me avokatin tim. Por ishte një bisedë, kurrë nuk kam folur me Tare-n personalisht”.

Si e shikoni kampionatin këtë sezon? Kemi pasur rekord golash në dy javët e para …

“Me siguri e ekuilibruar, është rritur kualiteti i skuadrave të mëdha. Juventusi ka një grup futbollistë të jashtëzakonshëm për kampionatin tonë dhe me siguri që do të jetë protagoniste. Pres shumë nga Interi i Contes dhe Napoli. Dy ekipet romane janë në rindërtim të shohim si do të shkojnë. Lazio mund të përfundojë edhe në vendin e katërt, por duhet parë se si do të jetë forma e disa futbollistëve si Milinkovic Savic apo Immobile, gjithçka është e mundur”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme