Romelu Lukaku është i dashuruar që tani me Interin. Në një intervistë të dhënë për “Espn”, ai është shprehur i bindur për zgjedhjen për të vijuar karrierën në Itali.

“Interi është një klub ambicioz. Dua ta ndihmoj klubin që të kthehet ku e meriton. Duket sikur luajmë prej vitesh bashkë. Antonio Conte e di mirë si t’i bëjë lojtarët një grup shumë të fortë.

Ambientimi? Shokët më kuptojnë në mënyrë perfekte: si dhe ku e dua topin, para mbrojtësit, në krah apo pas tij. Dua të di fjalët ekzakte në italisht, sepse detajet janë ndryshe në çdo gjuhë. Pjesë e përshtatjes është edhe dieta që po marr me bazë peshkun, patatet dhe perimet. Tres gjithçka shumë shpejt. Kështu ka qenë gjithë jetën time.

Nëse analizon skuadrat e Contes, ka shumë punë pas çdo veprimi. Kur topi është në një zonë të caktuar, duhet të bësh një lëvizje të caktuar. Duhet ta dimë në mënyrë perfekte se ku duhet të jemi. Sanchez? Mund të shohim përreth, por nuk do të gjenim të dytë si Alexis. Tek United kemi punuar mirë, por duhej më shumë kohë në fushë për të dhënë më të mirën. Dëshira për të fituar është arsyeja pse jam këtu”, deklaroi Lukaku.

Flash Lajme