Granit Xhaka ka zhvilluar një tjetër ndeshje të dobët në barazimin 2-2 që Arsenal regjistroi në transfertë ndaj Watford-it dhe këtë gjë nuk e fsheh as ai vetë në deklaratën e dhënë në përfundim të ndeshjes për “BBC”.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm aq keq dhe e paguam shtrenjtë. Mund të thuash se jemi të lumtur që morëm 1 pikë.

E dinim se ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe se do të na sulmonin, por nuk shfaqëm lojën tonë. Ne ishim shumë të frikësuar, askush nuk e donte topin.

Çdo skuadër në Premier League është mjaftueshëm e fortë për të shënuar, ndaj duhet ruajtur qetësia. Duhet të ishim të fortë psikologjikisht dhe ne nuk ishim sot”, deklaroi kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka.

Flash Lajme