Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në futbollin zviceran, duke qenë vendimtar në skuadrat e tyre.

Njëri ndër ta është edhe Andi Zeqiri, i cili luan për Lausannen, shkruan albinfo.ch.

Ai është vetëm 20-vjeçar, por shihet me të ardhme të ndritur, derisa më parë është krahasuar me yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Në ndeshjen e fundit për Kupën e Zvicrës, Zeqiri shënoi një gol të bukur, ku skuadra e tij triumfoi 3:0, duke kaluar në rrethin e ardhshëm të Kupës së Zvicrës.

Zeqiri mbahet mend pasi debutoi në futbollin zviceran si 16-vjeçar, duke luajtur për Lausannen, derisa për një vit ishte i huazuar në Juventus, por prapë u kthye në Lausanne.

Për Zeqirin janë të interesuara shumë skuadra evropiane, kurse ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Zvicrës U17 dhe U19./Albinfo.ch

Flash Lajme