PSG e ka nisur me ritëm të frikshëm Ligën e Kampionëve, duke shkatërruar 3-0 Real Madridin që në duelin e parë. Skuadra franceze ishte e papërmbajtshme sonte në mbrëmje, edhe pse kishte shumë mungesa.

Di Maria shënoi dy gola të bukur në minutën e 14-t dhe 33-të, ndërkohë që madrielenët gjetën golin me Bale, por që do të anulohej pas një prekje të topit me dorë. Në minutën e parë shtesë, Thomas Meunier shënoi një gol shumë të bukur pas një kundërsulmi vrastar.

Madrilenët nuk pësonin një humbje në ndeshjen e parë të Championsit që nga viti 2006, kur u mposhtën nga Lyon 2-0./R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme