Juventus nuk ka mundur të ruajë avantazhin e dyfisht në duelin e parë të Championsit, duke barazuar 2-2 në “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madridit. Në pjesën e parë të dyja skuadrat krijuan pak mundësi shënimi, teksa vendasit ishin më këmbëngulës, por ekipi torinez mbrohet mirë.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Juan Cuadrado përfiton nga një kundërsulm i shpejtë duke e dërguar topin në trekëndësh, atje ku Oblak e shoqëroi topin vetëm me sy. Bardhezinjtë marrin kontrollin e lojës, teksa do të arrinin që të shënonin edhe golin e dytë me Matuidi, i cili shfrytëzon më së miri një krosim të Alex Sandros.

Atletico zgjohet, teksa pas 5 minutash do të shkurtonte diferencën, me Savic, i cili shënon me kokë. Në fundin e kohës së rregullt, Atletico shënoi golin e barazimit me Herrerën, i cili shënoi me kokë pas një goditje nga këndi. Leverkuseni ndërkohë pësoi një humbje shokuese 1-2 ndaj Lokomotivës së Moskës. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme