Matthijs de Ligt vendosi që këtë verë të largohej te Juventusi, duke refuzuar një transferim të mundshëm te Barcelona apo PSG. Drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Spanjës është rikthyer të flasë për atë që mund të kishte qenë transferimi më i bujshëm i blaugranëve në merkaton e verës.

“Ne i bëmë një ofertë, por ai preferoi të shkojë në Juve, ku tatimet italiane i lejojnë atij të fitojë një pagë më të lartë neto. Ne bëmë një përpjekje shumë të madhe për të. Klubi bëri gjithçka të mundshme me dy oferta, një me dhe një pa lojtarë në këmbim, por nuk u pranuan”, është shprehur drejtori i përgjithshëm i Barcelonës.

Flash Lajme