Arsenali e ka nisur Europa Legue me një fitore të thjeshtë -0 ndaj Frankfurtit në Gjermani. Emery i kishte besuar të rinjve për këtë ndeshje, por rezultati nuk mungoi.

Willock zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të të takimit. Frankfurt duhet të luante minutat e fundit me një lojtar më pak pas të verdhit të dytë të Kohr. Topçinjtë e kishin shumë të thjeshtë që të shënonin dy gola të tjerë me Saka dhe Aubameyang.

Lazio është mundur 2-1 ndaj CFR Cluj në Rumani. Italianët mund të kishin marrë një barazim po të mos ishte për gafën e Thomas Strakoshës, i cili hutohet totalisht në zonë duke i dhënë mundësinë rivalëve të shënonin. Lazio e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar golin e avantazhit me Bastos, por Deac ka barazuar përpara fundit të pjesës së parë, ndërsa Omrani vendosi fitoren.


Image

Flash Lajme