Roma e ka nisur mjaft mirë aventurën në Europa League, duke fituar pa shumë probleme 4-0 ndaj Instanbul Basaksehir. Në “Olimpico”, skuadra italiane do të gjente golin e avantazhit me një autogol të Caicara 3 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Edin Dzeko dyfishoi në minutën e 58-të, pas një asisti të Zaniolos, ndërkohë që talenti italian do të shënonte të tretin në minutën e 71-të. Në minutat shtesë Kluivert shënoi golin e katërt.

Manchester United fitoi me shumë vështirësi 1-0 ndaj Astanës, me një super gol të shënuar nga talenti Mason Greenwood në minutën e 73-të.Në ndeshjet e tjera spikat humbje e thellë 0-4 e Monchegladbah ndaj Wolfsberger, që kanë dhuruar surprizën më të madhe të mbrëmjes.