David de Gea nuk është vetëm një portier i jashtëzakonshëm, por edhe një njeri me zemër të madhe. Futbollisti spanjoll dhuruar 200 mijë euro për personat e prekur nga stuhia që goditi Spanjën kohët e fundit, ku humbën jetën 7 persona.

Lajmi u bë i ditur nga Kryqi i Kuq Spanjoll. “200 mijë euro për t’i mbështetur njerëzit nga përmbytja në Alicante dhe Murcia. David De Gea, faleminderit për solidaritetin”, shkruhej në postimin në Twitter. Portieri i Manchester United ka lindur në Madrid, por babai i tij është me origjinë nga Redovan në Alicante.

28-vjeçari e zgjatoi kontratën me skuadrën angleze deri në vitin 2023 dhe do të përfitojë prej saj 15 milionë euro në sezon sipas mediave angleze.

Flash Lajme