Derbi i Madoninës sonte në mbrëmje ka dhuruar pak emocione, pasi Interi ishte një kundërshtar shumë i fortë për Milanin. Zikaltrit triumfuan 2-0, me dy gola të shënuar në 45 minutat e dyta.

Në fraksionin e parë Interi luan më mirë, por Milani rrezikon me dy kundërsulme të shpejta të Susos, i cili ishte rreziku kryesornë portën e Handanovic, por në rastin më të mirë u ndal nga Asamoah.

Në fraksionin e dytë, luhet vetëm në portën e Donnarummas, pasi zikaltrit janë dominues në çdo aspekt. Në të 49-n, Marcelo Brozovic gjeti golin e avantazhit me një goditje nga distanca, që u devijua nga Leao dhe më pas shkoi në rrjetë.

Milani jo vetëm që nuk po arrin të reagojë ndaj Interit, por ka pësuar edhe golin e dytë. Në minutën e 77-të, Barella jep një asist fantastik për Lukakun, i cili arrin që të shënojë me kokë nga brenda zonës, duke fituar duelin me Romagnolin. Minutat e fundit nuk sollën asgjë për ekipin e Giampaolos që duket një skuadër pa “busull”. Me këtë fitore Interi ruan kryesimin me 12 pikë, me 4 fitore në 4 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme