Një nga pikat më të forta të Turqisë, Merih Demiral ka folur për mediat turke në prag të ndeshjes ndaj kombëtares sonë. Mbrojtësi i Juventusit ka vlerësuar Shqipërinë, ndërkohë që ka zbuluar komplimentat edhe nga dy shokët e skuadrës, Matuidi dhe Ronaldo.

“Atmosfera është shumë pozitive në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Ata shënuan katër gola në ndeshjet e fundit duke marrë 3 pikë. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë. Për ne të dyja ndeshjet  e radhës janë të shumë të rëndësishme.

Nëse fitojmë ndeshjen me Shqipërinë, do të bëhemi një grup shumë ambicioz. Këto dy ndeshje janë shumë kritike. Fillimisht, duam të fitojmë ndeshjen me Shqipërinë dhe më pas të bëjmë paraqitje të mira kundër Francës.

Matuidi është shumë i impresionuar nga atmosfera. Kam folur me të dhe e kishim ndeshjen e fundit në Konia. Atmosfera ishte shumë impresionuese dhe shpresoj të reflektohet edhe në ndeshjet e tjera. Kur fituam 2 ndeshje, Ronaldo më përgëzoi dhe më tha se na ndjek. Atij i pëlqen popullin turk duke na cilësuar si njerëz të mirë dhe modestë”, deklaroi Demiral.

Merih Demiral: Matuidi atmosferden çok etkilenmiş

Flash Lajme