Portugali-Luksemburg, Ukrainë-Portugali apo Juventus-Bologna? Në një nga këto ndeshje mund të kemi arritjen e shifrës prej 700 golash në karrierë. I duhen vetëm dy finalizime dhe mund ta arrijë këtë objektiv që në ndeshjen e radhës.

Ai ka shënuar në total 698 gola në karrierë me Sportingun e Lisbonës, Manchester United, Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë: Ja statistikat më interesante të CR7 nga viti 2002 deri më sot.

Cristiano Ronaldo i ka shënuar 450 nga 698 golat e tij gjatë karrierës së tij në Spanjë. 64% të finalizimeve të tij janë me fanellën e Real Madridit (është golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet). Me Portugalinë është në kuotën e 93 golave, që përbëjnë 13% të totalit. Viktima e preferuar është Sevilla, së cilës CR7 i ka shënuar 27 gola, më pas vjen Atletico Madrid (25 gola).

Ronaldo shënoi 64% të golave ​​me Real Madridin, nga të cilat ai është golashënuesi më i mirë në histori duke marrë parasysh të gjitha garat

Ronaldo shënoi 64% të golave ​​me Real Madridin, nga të cilat ai është golashënuesi më i mirë në histori duke marrë parasysh të gjitha garat

Në 972 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ka shënuar në 21 gara të ndryshme. Është e kuptueshme që La Liga, ku ka luajtur për 9 sezone, mban vendin e parë për numrin e golave të shënuar nga Ronaldo. Në Champions është rekordmeni absolut me 127 gola.

Shumicën e golave Ronaldo i ka shënuar me këmbën e djathtë, 440 (63%), sidomos brenda zonë se rreptësisë 593 (85%). Janë 55 finalizime nga goditjet e dënimit dhe 112 nga pika e bardhë e penalltisë. Para se të arrijë shifrën e 700 golave është e rëndësishme të kujtojmë se Ronaldo golin numër 100 në karrierë e ka shënuar me Manchester United (kundër Tottenhamit), ndërsa të 600-in me Real Madridin, kundër Juventusit.

 Ronaldo ka shënuar në 21 gara të ndryshme dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e kupave evropiane

 63% e golave ​​të Ronaldos erdhën nga e djathta, shumica e golave ​​(85) nga brenda zonës

 Në rrugën e 700 golave, duhet të theksohet se 600-ta u shënuan kundër Juventusit

Flash Lajme