Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka festuar sot 74-vjetorin e lindjes. Futbollistët dhe të gjithë drejtuesit me në krye Armand Duka, i kanë rezervuar një pritje të veçantë trajnerit në sallën e ngrënies në hotel.

Strategu italian u shfaq natyrshëm i kënaqur nga surpriza e organizuar, por përpara se të ndante tortën për ekipin, mbajti një fjalim duke mos e fshehur faktin se këtë të premte pret një dhuratë ndaj Turqisë.

“Jam në formë të mirë për moshën që kam. E dini cili është sekreti, sepse gjithmonë kam ndenjur me të rinjtë sepse jam i ri në mendësi. Djemë më keni dhënë një kënaqësi të madhe në ndeshjen ndaj Islandës.

Jemi rritur dhe u ndjeva shumë mirë pas asaj ndeshjeje. Kjo gjë më lumturoi pa masë, tani pres edhe një dhuratë në ndeshjen me Turqinë. Jo për vete, por për ju. Është një rrugë e gjatë për të arritur majën, por jemi afër. Jemi në rrugën e duhur”.

Flash Lajme