Manchester City ka nisur gjuetinë për të sjellë në skuadër mbrojtësin e Benfikës,Ruben Diaz.

Mungesa e një mbrojtësi qendre, për trajnerin Guardiola, do t’i detyrojë drejtuesit e Manchester Cityt, që në janar të hidhen në ‘sulm’ e të kërkojnë shërbimet e Diaz, raporton “Mirror” .

Futbollisti pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll.

Klauzola e lojtarit është 59 milion euro por Benfika po përpiqet që ta ngrejë në 79 milion euro.

Përveç, Man Cityt, interes për 22 vjeçarin ka shfaqur dhe Atletico Madrid, Juventus e Manchester United.

Flash Lajme