“Arena Kombëtare” është në fund të punimeve. Stadiumi hap dyert me 3 nëntor, dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar të enjten, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e impiantit më modern në vend, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.

Ndeshja e madhe që do të çelë zyrtarisht “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet me 17 nëntor, mes Shqipërisë dhe Francës, për eliminatoren e Euro 2020./E.B-dritare.net

Flash Lajme