Sadio Mane është një nga futbollistët më të mirë në Premier League. Sezonin e kaluar sulmuesi senegalez i dha një dorë të mirë “Të Kuqve” për të fituar Ligën e Kampionëve duke formuar një trinom të frikshëm me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Për mediat afrikane ai ka rrëfyer se nuk është aspak i interesuar për lukset e jetës së një futbollisti, por i intereson vetëm që të ndihmojë të varfërit.

“Për çfarë më duhen 10 Ferrari, 20 orë me diamante dhe dy avionë? Çfarë do t’i sillte kjo botës? Unë kam vuajtur urinë, kam punuar në arë, kam luajtur zbathur dhe nuk kam shkuar në shkollë. Sot mund të ndihmoj njerëzit. Preferoj të ndërtoj shkolla dhe t’i jap ushqim e veshmbathje njerëzve të varfër”, ka thënë Mane.

Flash Lajme