Protestat në Katalonjë nuk kanë të ndalur, duke bërë që “El Clasico” e parë e këtij sezoni, e programuar për t’u luajtur në “Camp Nou” mund të shtyhet. Fillimisht Liga hodhi idenë që sfida të luhej në Madrid, pra të bëhej një përmbysje e radhës së ndeshjeve, por ky opsion u hodh poshtë nga klubi katalan, që u shfaq kundër ndryshimit të stadiumit për takimin.

Drejtuesit e Barcelonës u treguan të hapur për të marrë në konsideratë një shtyrje të ndeshjes për më datën 18 Dhjetor, por gjithmonë pa ndryshuar stadiumin, që do të vijojë të mbetet “Camp Nou”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi ii federatës spanjolle, por vështirë që pas disa ditësh do të shohim “El Clasicon” e parë duke parë situatën e krijuar në qytet.

Flash Lajme