Trajneri i Hellas Veronës, Ivan Juric, është mërzitur së tepërmi nga dëmtimi i Marash Kumbulla-s, aq sa ka fajësuar kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi shqiptar po vuan nga një tërheqje muskulore dhe nuk do të luajë ndaj Interit.

“Nuk e di se sa do të qëndrojë jashtë. Duhet të shohim se si i përgjigjet trajtimit. Ka një tërheqje të çuditshme muskulore dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me Kumbullën. Duhet të shmangim ndonjë përkeqësim situate.

Ekipet kombëtare kanë udhëtime dhe ndeshje në një hark kohor të shkurtër. Shumica e këtyre dëmtimeve ndodhin nga situata të tilla. Kumbulla ka marrë goditjen e parë te Shqipëria, më pas i ka avancuar”, – tha trajneri për situatën e mbrojtësit shqiptar.

Flash Lajme