Vllaznia mori një pikë mjaft të rëndësishme, pasi ndali në barazim 0-0 Tiranën.

Në “Selman Stërmasi” u luajt një 90 minutësh me shumë raste, me shkodranët që goditen traversën, ndërsa bardheblutë iu afruan më shumë golit, por mbrojtja spastroi në momentet e fundit.

Barazimi i ka pëlqyer edhe zv.trajnerit, Safet Osja, i cili zëvendësoi Mirsad Jonuz në stol. Në prononcimin për mediat, ish mesfushori u shpreh:

“Në krahasim me ndeshjen me Bylisin kishim katër mungesa, që nuk janë pak për një ekip. Futbolli i ka shtyllat, bëmë ne, por bëri edhe Tirana.Kishim shumë raste, por edhe Tirana kishte mundësi. Sot meritonim edhe fitoren për atë që dhamë në fushë. Por, barazimi mendoj se është i drejtë.

“Këto 4 ditë kemi punuar nga ana psikologjike. Dy humbjet e fundit na kishin rënduar psikologjisht.Në fillim të kampionatit kemi bërë ndeshje të mira, ndryshe nga ndeshja me Bylisin. Kemi mundësi për të shkuar më përpara. Rezultati na qetëson. Për sa i përket profesorit, në ndeshjen me Bylisin më shumë e kishte me gjyqtarin e katërt. E vendosi ai golin dhe jo anësori,” përfundoi Osja.

Flash Lajme