Raportimet e medieve bënin të ditur se Liverpool do t’i futet garës për nënshkrimin e 20 vjeçarit francez, i cili po kërkohet edhe nga Real Madrid.

Por, trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp, i cili është një tifoz i madh i Mbappe, ka thënë se skuadra e tij thjesht nuk mund të nënshkruajë me yllin e PSG.

“Në rregull, nga një këndëvështrim sportiv, nuk ka arsye për të mos nënshkruar me Mbappen, çfarë lojtari është ai”, ka deklaruar Klopp. “Por bëhet fjalë për paratë natyrisht. Nuk ka mundësi. Absolutisht nuk ka mundësi, më vjen keq të ‘vrava’ këtë histori. Nuk mendoj se ka klub në botë që mund të blejë Mbappen nga PSG. Dhe ne jemi të përfshirë në të. Nuk mund ta bëjmë atë”./Lajmi.net

Flash Lajme