Skënderbeu ka arritur një fitore spektakolare ndaj Bylisit në minutat e fundit, duke përmbysur rezultatin në 3-2. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Ballsh, duke gjetur e para rrugën e rrjetës me Krasniqin në shtesën e pjesës së parë.

Bylis arrin që të gjejë barazimin 15 minuta nga fundi i ndeshjes me kapitenin Murataj, ndërkohë që katër minuta më pas Goxha shënoi një super gol me roveshatë.

Skënderbeu ndërkohë nuk dorëzohet duke shënuar dy gola në harkun e dy minutave në fund. Fillimisht Bregu shënoi nga pika e bardhë, ndërkohë që më pas Gripshi shënoi golin e fitores që e ngjit Skënderbeun në vendin e 6-të me 17 pikë. Teuta ndërkohë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Luftëtarit në transfertën e Gjirokastrës. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme