Trajneri i Milanit, Stefano Piolit nuk i pëlqen që të dorëzohet pa filluar ndeshja. Në prag të duelit ndaj Juventusit, strategu i njohur ka shprehur besimin se skuadra e tij do të bëjë një provë të mira përballë bardhezinjve në Torino.

“Unë kam besm te futbollistët e mi dhe jam i bindur se do të bëjnë mirë. Klasifikimi thotë që jemi larg, por ndeshja nis nga 0-0. Duhet të luajmë me kokën lart, është një mundësi e madhe për ne. Kemi pak pikë në krahasim me ndeshjet që kemi luajtur, por kjo gjë duhet të na shërbejë për t’u përmirësar. Fitorja në Torino do të na shërbente shumë. Jemi pas dhe duhet të bëjmë pikë.

Ibrahimovic? Futbollist i madh dhe profesionist. Merkato e janarit është larg dhe do të kemi kohë për të bërë vlerësimet e duhura.

Juventus? I kam ndjekur nga stadiumi ndeshjet në Parma dhe Firenze. Në ndeshjet e para kanë hasur vështirësi, por tani janë më të kompletuar. Kanë pak pika të dobëta dhe nuk dua t’i vë në dukje. Ndaj tyre në dukje duket një sfidën pabarabartë”, deklaroi Pioli në konferencën për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme