Disa miq të paftuar kanë ndaluar golfistin, Tommy Fleetwood për të fituar turneun e tij të parë të vitit.

Numri 18 i botës goditi me mjaft përpikmëri drejt gropës, por një tufë mongustës ndaluar topin që të përfundonte në të, duke “bllokuar” goditjen e tij.

Kjo revoltoi jo pak 28-vjeçarin, i cili publikoi pamjet në rrjetet sociale, ndërsa pyeti audiencën e tij se si është rregulli.

Kush e di rregullin për një sulm mongustësh mbi topin tuaj të golfit?” pyet Fleetwood.

Turneu vazhdon deri të dielën.

Flash Lajme