Kombëtarja e Anglisë ka kaluar në epërsi ndaj asaj të Kosovës me rezultat 1:0. Ishte mesfushori Harry Winks ai që shënoi golin e parë të këtij takimi në minutën e 31-të.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me këtë rezultat.

Ndeshja mes “Dardanëve” dhe “Tre Luanëve” është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo përballje e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është e fundit për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian 2020. Pas humbjes ndaj Çekisë me rezultat 2:1, Kosova mbetet në pozitë të pafavorshme për t’u kualifikuar në Euro 2020 përmes grupeve, kështu duke u renditur në vendin e tretë në ranglistën e Grupit A. Gjithashtu në ndeshjen që Kosova zhvilloi kundër Anglisë në Southampton, është mposhtur me rezultat 5:3. Sidoqoftë ja vlen të theksohet se “Dardanët” deri më tani nuk kanë pësuar ndonjë humbje në shtëpinë e tyre dhe synojnë që as sonte të mos thyejnë këtë parim.

Flash Lajme