“Kundër Andorrës e thamë që ishte ndeshje shumë e dobët dhe fakti që çështja e Europës ishte mbyllur dhe nuk flitej për pikë na bëri të humbnim vëmendje dhe doli e dobët.

Sot kishim kampionët e botës dhe bëmë lojë të mirë. Kemi bërë mirë dhe me lojtarë të rinj. Doja ta mbyllnim më mirë por nuk ia dolëm dhe më vjen keq.

Formacioni? Doja të shihja futbollistët edhe në fushë. Doja t’i jepja hapësirë të gjithëve dhe do ta bëja edhe më herët. Me pak më shumë fat mund të merrnim pikë me Turqinë, Islandën. Me Andorrën do të merrnim rezultat pozitiv por kjo skuadër më ka dhënë tërheqje dhe kemi pasur rritje. Kjo është shumë e rëndësishme.

E ardhmja si trajner? Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon sot. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me Kombëtaren shqiptare”, deklaroi Reja pas ndeshjes.

Flash Lajme