Skuadra e Lazio po përgatitet që të nis një ofertë drejt yllit të Veronës, Kumbulla, i cili këtë edicion ka treguar paraqitje mjaft të mira. Paraqitjet e shqiptarit duket të kenë tërhequr vëmendjen e Igli Tare, drejtorit sportiv të Lazio, i cili tashmë është gati të nis punimet për të siguruar nënshkrimin e Kumbullës, bën të ditur ‘Calcionews24’, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Verona kërkon 15 deri në 20 milionë euro për të lëshuar kartonin e lojtarit. Mbetet të shihet nëse Lazio do të arrijë të prek këto shifra që kërkohen nga skuadra veriore. /Lajmi.net/

Flash Lajme