Mediumi gjerman Weserreport raporton se trajneri Florian Kohfeldt i Werder Bremenit do ta emërojë me shumë gjasa Milot Rashicën si lojtarin e ri që do t’i gjuajë penalltitë në skuadër, pasi Davy Klaassen nuk është treguar i suksesshëm.

Rashica ka treguar formë të lartë me ekipin gjerman dhe po është vrastar para portës kundërshtare. Ylli nga Vushtrria asnjë gol nuk e ka shënuar nga pika e bardhë, por tash e tutje sipas të gjitha gjasave ai do të jetë gjuajtësi i penalltive. Wessereport raporton se Rashica mund ta fitojë këtë përgjegjësi nga trajneri Florian Kohfeldt, i cili e ka humbur besimin te Davy Klaassen, i cili nuk është treguar i suksesshëm në tentimet e tij. Për këtë gjë foli edhe vetë Klaasen.

Flash Lajme