Një ndeshje me ritme tejet të larta,  Kjo ishte Lazio- Juventus, me bardheblutë që fitojnë 3-1 ndaj kampionëve pas 90 minutash emocionuese.

Fillimi i ndeshjes sheh një Juventus agresive, ku portieri kuqezi Strakosha kryen disa pritje vendimtare.

Por shqiptari asgjë nuk mundet kur minutën 25-të Cristiano Ronaldo shënon pas një asist të Cuadrado.

Në fund të pjesës së parë lazio barazon, ndërsa do të shënojë në pjesën e dytë edhe dy gola të tjerë.

Me fitoren e sotme, Lazio i afrohet Juventusit me 33 pikë kundër 36 të Juventusit, që përjetoi në Olimpico humbjen e saj të parë në kampionat./ Dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat