Derisa kryetari i FFK’së, Agim Ademi po insiston se të gjitha biletat e ndeshjes së kombëtares së Kosovës dalin në shitje online, kështu s’po mendon edhe Arianit Ahmeti.Ish zëvendës sekretari i FFK’së, Arianit Ahmeti zbulon se kjo nuk është aspak e vërtetë.Arianit Ahmeti thekson se biletat për ndeshjen ndaj Anglisë dhe Malit të Zi nuk janë dalur komplet në shitje, por shumica prej tyre kanë qenë të porositura, shkruan GazetaBlic.

“Agim Ademi ka bëre kohën ka dezinformuar. Lënda për bileta ka shkuar edhe ne prokurori, kam pasur shumë presion. Online nuk shiten të gjitha biletat. Në lojën me Anglinë 2939 bileta janë shitur online apo 15 %, 7733 janë porositur nga FFK, kurse 19 bileta kanë qenë të pashitura. Në ndeshjen me Malin e Zi, 4635 bileta janë shitur, 5046 nga FFK”, tha Ahmeti për Duelin Sportiv.

Flash Lajme

Më të lexuarat