Cruzeiro nuk do ta harrojë kurrë datën 8 dhjetor, pasi për herë të parë në historinë legjendare prej 98 vitesh të klubit provoi rënien nga elita e futbollit brazilian.

Cruzeiro u mund 0-2 në ndeshjen ndaj Palmeiras, duke konfirmuar rënien një kategori më poshtë.

Kaq mjaftoi që tifozët e klubit legjendar të shpërthejnë kundër skuadrës së tyre, me ndeshjen që u ndërpre në minutën e 85.

Mbështetësit e Cruzeiros shkatërruan stolat e stadiumit, hodhën sende të forta në fushë dhe mjete pirroteknike. Lufta u zhvendos edhe jashtë ambienteve të stadiumit, ndërsa vijoi për orë të tëra.

Flash Lajme

Më të lexuarat