Barcelona i ka dhënë një leksion të vërtetë futbolli Interit, në mbrëmjen më të rëndësishme të këtij sezoni për zikaltrit. Skuadra spanjolle ka fituar 2-1 në “San Siro” duke eliminuar ekipin e Contes, edhe pse në fushë nuk kishin as Messin, as Pique dhe as disa nga yjet e tjerë.

Një lojë e rrjedhshme dhe shume e bukur e ekipit të drejtuar nga Valverde.

Në minutën e 23-të, pas një aksioni të bukur në zonën e zikaltërve, Carles Perez arrin që të shënojë. Interi arriti që të kundërpërgjigjet në fundin e pjesës së parë me Lukakun, që realizon me një goditje në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë, Barcelona dominon në lojë, ndërkohë që Interi shpërdoron shanse të mira shënimi me Lautaro Martinez dhe Lukakun. Në fundin e ndeshjes Valverde hedh në fushë edhe Ansu Fatin, i cili do të ishte karta fituese për këtë ndeshje. 17-vjeçari shënoi një super gol me një goditje në hyrje të zonës, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës italiane.

Në Grupin F është kualifikuar Barcelona që fitoi 2-1 ndaj Slavias së Pragës, me gola të shënuar nga Sancho dhe Brandt.  Chelsea gjithashtu siguroi një biletë për në fazën tjetër falë golave të shënuar nga Tammy Abraham në minutën e 19-të dhe nga Azpilicueta në minutën e 35-të në fitoren 2-1 ndaj Lille. Valencia ka mposhtur Ajax me rezultatin e ngushtë 1-0 duke marrë kreun e grupit, teksa goli i Rodrigos ka mjaftuar për spanjollët. /R.Lika-Koha Jone/

REZULTATET

Tags:Ansu FatibarcelonaInter

Flash Lajme