Pas humbjes me Tiranën mbrëmjen e djeshme, Klubi i Futbollit të Partizanit ka njoftuar se është shkarkuar trajneri i skuadrës Franko Lerda.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda.

Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.”,– thuhet në njoftim.

Dje, Partizani humbi 1-2 ndaj rivalëve të përjetshëm të Tiranës./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme