Gabriel Barbosa ose ndryshe Gabigol, lojtari i Interit debutoi me fanellën e Flamengos, në barazimin 1-1 me skuadrën e Resende në kampionatin brazilian.

Sulmuesi që është huazuar nga Interi tek Flamengo, luajti titullar për 90 minuta, por nuk ka shkuar çdo gjë mirë në debutimin e tij, pasi ka bërë një simulim qesharak.

Ky veprim i bërë nga lojtari, është tanimë viral në rrjetet sociale.

Ai ka marrë një top në mesfushë dhe në tentativë të shmanget, ai ka rënë në tokë pa u prekur fare nga kundërshtari që ka zgjatur këmbën. Reagimi i tij është edhe më qesharak, pasi është hedhur në ajër duke e bërë simulimin spektakolar.

Flash Lajme