Derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit po dhuron spektakël. Në pjesën e parë, pas golit të avantazhit spektakolar të Casemiros, ka ardhur menjëherë reagimi i vendasve.

Në minutën e 25-të, Atletico përfiton nga një humbje e topit e futbollistëve të Realit për të nxjerrë Griezmann përballë portierit.

Sulmuesi francez shfrytëzoi pikën e dobët të Courtois, duke ja dërguar topin poshtë këmbëve.

5 minuta nga fraksioni i pjesës së parë, Vinicsius Junior u pengua në hyrje të zonës, teksa gjyqtari dha menjëherë penallti. Nga pika e bardhë Sergio Ramos nuk gaboi, ndërkohë që në festim ka imituar Ronaldon. /Koha Jone/

Flash Lajme