“Blues” shpresojnë që Juventusi t’ua shesë për më pak se 36 milionë euro sulmuesin
Chelsea është optimist se mund ta blejë përfundimisht Gonzalo Higuainin nga Juventusi për një shumë më të ulët, shkruan Gazeta Express.

“Blues” e kanë huazuar sulmuesin argjentinas nga “Bianconeri” deri në fund të sezonit, por e kanë opsionin e blerjes së tij definitive.

Dhe sipas mediave angleze, klubi anglez shpreson ta bind atë italian që t’ia shesë ish-sulmuesin e Napolit për më pak se 36 milionë euro, shumë kjo e vendosur nga kampioni italian.

31 vjeçari e kaloi pjesën e parë të sezonit në formë huazimi tek Milani, por vendosi të largohet para kohe.

Ish-futbollisti i Real Madridit i ka realizuar 2 gola në 4 paraqitje për ekipin londinez. /Gazeta Express/

Flash Lajme