Manchester United ka konfirmuar se Sir Alex Ferguson do të kthehet në stolin e “Djajve të Kuq” për një ndeshje të veçantë, e cila do të luhet për të festuar 20-vjetorin e sezonit të “tripletës” së fundit.

Një përfaqësi e asaj skuadre legjendare të Manchester United do të luajë kundër legjendave të Bayern Munich në “Old Trafford”, më 26 maj, në një “përsëritje” të duelit të tyre të famshëm (2-1) të Ligës së Kampionëve, që vulosi trofeun e tretë të madh sezonal për anglezët më 1998-1999.

Fondet e mbledhura do të shkojnë për bamirësi nëpërmjet fondacionit të Manchester United. Ferguson u largua nga drejtimi i “Djajve të Kuq” në fund të sezonit 2012-2013, duke fituar Premier League.

Flash Lajme